Kovaçevski: Nga 3000 denarë për të gjithë kategoritë sociale

Kryeministri i vendit në press konferencën e fundit pas seancës së 88-të shpalosi paketë masat anti-krizë të cilat u vendosën në këtë seancë.

Kryeministri Kovaçevski deklaroi se në masat e Qeverisë janë përfshirë qytatarët, kategoritë sociale, pensionistët kompanintë e mesme dhe të vogla. Sipas tij 42 mijë qytetarë në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3 mijë denarë ndihmë nga Qeveria.

“Në katër muajt e ardhshëm do të ndahen nga 3000 denarë për kategoritë sociale, personat që shfrytëzojnë ndihmë sociale, personat që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, prindërit vet ushqyes, persona të papunësuar, për këto masa janë ndarë rreth 8 milionë euro”,deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Mes tjerash shefi i Qeverisë tha se ne si shtet duhet të ndihmojmë këtyre kategorive të rrezikuara të qytetarëve./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share