Kovaçevski në takimin e dytë të Këshillit Veriatlantik: Integrimi i përshpejtuar euroatlantik do të kontribuojë për një rajon të qëndrueshëm dhe të sigurt

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Vilnius, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s, po merr pjesë në seancën e dytë të Këshillit Veriatlantik, i cili mbahet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive dhe vendet partnere të NATO-s. Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski janë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në sesionin e parë morën pjesë 31 vende anëtare të NATO-s, si dhe partnerë nga Indian-Paqësori, Japonia, Australia, Republika e Koresë dhe Zelanda e Re, si dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lejen dhe Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Në fokus të agjendës së sesionit të dytë të Samitit është përforcimi i partneriteteve dhe fotografia më e gjerë globale gjeopolitike dhe e sigurisë.

Situatat e sigurisë Euro-Atlantike dhe Indo-Paqësore janë të lidhura ngushtë dhe të rëndësishme për NATO-n. Me partnerët tanë nga rajoni Indo-Paqësor, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Japonia, ne do të ndajmë aspektet më të rëndësishme të veprimit të përbashkët në drejtim të sigurimit të paqes botërore në këtë moment të ri gjeopolitik.

Në takim do të marrin pjesë edhe Krytearja e Komisionit Evropian dhe Kryetari i Këshillit Evropian, ku përfaqësuesit, kryetarët dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të rikonfirmojnë gjithashtu qëndrimin e tyre për rëndësinë e integrimit evropian dhe euroatlantik për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e këtij rajoni shumë të rëndësishëm si për NATO-n ashtu edhe për BE-në.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share