Kovaçevski në Sveti Nikollë: Investojmë në zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë, shpërndamë mbi 60 vendime për furnizimin e traktorëve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, si dhe drejtori i Agjencisë së Pagesave, Nikica Baçovski, në Sveti Nikollë shpërnadnë vendimet për blerjen e traktorëve për 60 bujq nga ky rajon. Në fjalimin e tij, Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo është pjesë e gjithsej 730 vendimeve të miratuara për mbështetje financiare nga shteti për bujqit, për furnizimin e traktorëve. Vendime të tilla tashmë janë shpërndarë edhe në Manastir dhe Prilep.
“Katër thirrjet publike të shpallura vitin e kaluar, përfshirë edhe mbështetjen për furnizimin e traktorëve, kanë pasur interesim rekord deri më tani. Për ne kjo do të thotë besim i bujqve në angazhimet e sinqerta të Qeverisë për të ndihmuar dhe për të përmirësuar aktivitetin bujqësor, përmes të gjitha mekanizmave që kemi në dispozicion. Kjo është mbështetja përmes buxhetit të shtetit, si dhe përmes programeve IPARD, përmes të cilave ne krijojmë bujqësi maqedonase bashkëkohore, moderne, profitabile, konkurruese. Mbështetja financiare shtetërore për bujqit, në këtë rast, për blerjen e traktorëve, është në formën e bashkëfinancimit, deri në 75 për qind të vlerës së traktorit. Por, duke dëgjuar sugjerimet e bujqve nga terreni, këtë vit krijuam edhe një masë të re për të mbështetur një plan biznesi në bujqësi. Përmes një thirrjeje të hapur publike, bujku ka mundësinë të marrë mbështetje deri në 10 mijë euro për modernizimin e prodhimit të tij, duke zgjedhur vetë se çfarë dhe kur të investojë. Përmes qasjes së përgjegjshme të punës së Qeverisë, e cila për herë të parë që nga pavarësia e shtetit, e vendosi bujqësinë, bashkë me energjetikën aty ku i takon, ndër aktivitetet prioritare zhvillimore, arritëm një sërë rezultatesh konkrete”, deklaroi Kryeministri Kovaçevski.
Ministri Nikollovsk në ngjarje foli për mbështetjen e Ministrisës ë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për modernizimin e bujqësisë maqedonase.
“Ne si Ministri dhe Qeveri gjatë gjithë këtyre viteve i kemi vënë vetes një qëllim të qartë, modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë maqedonase. Kemi punuar me përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve në realizimin e këtij qëllimi tonë. Krijimi i masave specifike për të mbështetur fermerët për të modernizuar prodhimin e tyre.
Modernizimi i bujqësisë maqedonase, krahas kësaj thirrje për furnizimin e traktorëve e realizuam edhe përmes mbështetjes për furnizimin e kapanoneve, më pas  përmes mbështetjes në ndërtimin e qumështoreve, mbështetje për blerjen e pajisjeve për prodhimin e duhanit, blerjen e makinerive të specializuara për korrje dhe tharëse për oriz, apo sisteme pikë për pikë”, deklaroi Nikollovski.

Në ngjarje ku morën pjesë bujq dhe përfaqësues të furnizuesve vendor të mekanizmit bujqësor, drejtori Baçovski informoi për procedurën e zbatuar në raport të masës.

“Përmes këtyre ngjarjeve, sot në Sveti Nikollë, ndërsa paraprakisht në Manastir dhe Prilep, ne ofrojmë mbështetje financiare në formë të vendimeve për 730 bujq. Për këtë mbështetje janë siguruar 500 milionë denarë nga programi për zhvillim rural. Në periudhën e kaluar Agjencia ka punuar në mënyrë aktive në zbatimin e programeve për pagesat direkte dhe pagesën e subvencioneve, zbatimin e fondit të ndërhyrjes, si dhe në përgatitjet për periudhën e re programore IPARD 3, e cila vjen si një mundësi e re për modernizimi i ekonomive bujqësore, objekteve përpunuese dhe mjediseve rurale”, theksoi Baçovski.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share