Kovaçevski: Ne si sistem nuk e kemi humbur ketë luftë hibride dhe nuk do ta humbim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se bëhet fjalë për sulme hibride të cilat janë pjesë e luftës që po zhvillohet në Ukrainë dhe se kjo nuk po ndodh vetëm tek ne por edhe në vendet e tjera anëtare të NATO-s.

“Ne si sistem nuk e kemi humbur ketë luftë hibride dhe nuk do ta humbim, këto sulme hibride janë pjesë e luftës që po zhvillohet në Ukrainë, këtë të gjithë e dimë sepse kjo nuk ndodh vetëm tek ne por edhe në vende tjera anëtare të NATO-s.

Sot kemi mbledhje me përfaqësuesit e MPB-së dhe Ministrisë së Arsimit, ku do të flasim për miratimin e masave shtesë me të vetmin qëllim neutralizimin e plotë të këtij problemi me të cilin po përballet edhe Republika e Maqedonisë së Veriut por edhe vende të tjera, me të vetmin qëllim që të mund të mundësojmë mbarëvajtje të procesit mësimorë”, tha Kovaçevski.

Sipas tij obligim i MPB-së është që ta siguroj dhe garantoj sigurinë e qytetarëve.

“Ju thash se MPB-ja dhe MASH-i po punojnë intensivisht, edhe unë jam prind dhe po ballafaqohemi me probleme të njëjta. Po ju them se MPB-ja dhe MASH po punojnë në zgjidhjen e problemit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share