Kovaçevski në Pragë zhvillon takime me Mitsotakis dhe Plenkoviqin

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar në Pragë një takim dypalësh me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ky është takimi i dytë që zhvillohet pas vetëm pak javësh, kur kryeministri Kovacevski dhe delegacioni qeveritar ndodheshin në Athinë për takime me qeverinë greke të kryesuar nga kryeministri Mitsotakis, ku ndër të tjera, furnizim i pandërprerë me qymyr ku u bën dakord për të ardhur nga minierat në Greqi.

Gjatë bisedës, dy kryeministrat theksuan edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, për të cilin ranë dakord se ka potencial të madh, nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Aleksandropoli, si dhe Lidhja e gazit mes dy vendeve.

Kovaçevski gjithashtu u takua edhe me kryeministrin Kroat, Andrej Plenkoviq ku u sigurua mbështetja e fortë e Kroacisë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share