Kovaçevski: Në këtë formë, propozimi francez i papranueshëm

RAMA: BE-ja NUK E MBAJTI FJALËN

Kryeministri Dimitar Kovacevski ka theksuar se propozimi francez për zhbllokimin e integrimit të RMV-së në BE, në këtë formë, është I papranueshëm, por lë hapësirë nëse arrihet mirëkuptimi për pozicionet e vendit, bisedimet të vazhdojnë me qëllim që negociatat aderuese me BE-në të fillojnë këtë muaj, raporton KlanMacedonia.

“Propozimi në këtë formë është I papranueshëm për mua, Presidentin, Qeverinë, partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e RMV-së. Po humbim kohë të cmueshme, që realisht nuk e kemi në dispozicion. RMV-ja dhe Shqipëria, por edhe rajoni nuk guxojmë të jemi në vendnumëro për shkak të një vendi anëtar, I cili nuk arriti të sigurojë zhbllokimin e rrugës sonë evropiane” – tha Kovaçevski.

Kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën për shtyp pas samitit u shpreh se Bashkimi Europian nuk e mbajti fjalën dhe Bullgaria mbajti peng dy vende të NATO-s.

“Ne do të vazhdojmë me shpresë që në shekullin e ri të jemi eruopian, duke mos u përballur me një Bullgari këtu, apo një Bullgari të tretë. Ata ndryshuan edhe emrin, ndërkohë që Shqipëria është prej tetë vitesh, e mu desht të fitoja një mandat të tretë që të fitoja votebsimin. Arsyeja nuk është vetëm Bullgaria. Bullgaria është vetëm fatkeqësia, është fryma e deformuar e zgjerimit. Është fryma më e dukshme e saj, ka kaluar nga vizioni i përbashkët, nga marrja peng e shteteve individuale” – tha Edi Rama.

Më herët, para nisjes së samitit, kryeministri Edi Rama duke folur mediat ishte tej i ashpër ndaj qëndrimit refuzues të Bullgarisë, duke deklaruar se është shtet rrëmujë dhe se një vend i NATO-s po mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s.

”Nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s ndaj dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë në atë romanin e famshëm të Arçibald Kroninit.” – deklaroi Rama.

Pas këtij vendimi zhgënjyes, Shqipëria ka bërë të ditur se do të kërkojë ndarjen nga vlerësimi me Maqedoninë e Veriut për të mbetur edhe pas dy vitesh peng i përplasjes mes Sofjes dhe Shkupit. Në Qershor mbaron presidenca franceze dhe BE-së për t’ia lënë drejtimin Republikës Çeke. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share