Kovaçevski: Ndryshimet Kushtetuese – së shpejti do të dihen emrat e ekspertëve

VMRO-DPMNE: LARGIMI I LSDM-së NGA PUSHTETI SHËRBIMI MË I MADH PËR ADERIM NË BE”

Së shpejti Ministria e Drejtësisë do t`i publikojë emrat e ekspertëve të fushës akademike që do të jenë pjesë e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese. Honoraret e tyre duhet të përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.  Kohë më parë u publikuan 13 anëtarët e jëtij grupi që ishin propozuar nga institucionet dhe partitë politike, njofton KlanM.

“Kur të publikohen ekspertët nga Ministria e Drejtësisë do të nis puna praktike e komisionit që duhet t`i përgatisë amendamentet që më pas do të dorëzohen në Qeveri dhe do të hyjnë në procedurë parlamentare” – tha Kovaçevski.

Kryeministri ka komentuar edhe kundërshtimin e opozitës për ndryshimet kushtetuese, sic percjell KlanM, duke theksuar se VMRO-DPMNE ishte kundër anëtarësimit në NATO, kundër marrëveshjes me FRONTEX dhe nisjes së negociatave me BE-në.

“Ishin kundër kornizës negociuese, Kuvendi solli konkluzione konform kornizës negociuese kështu që u mbetet deputetëve dhe kanë kapacitet demokratik dhe vizion të sigurojnë të ardhme evropiane për vendin. Këtu bëhet fjalë për sigurimin e procesit të pandërprerë për negociata me BE-në dhe hapjen e klasterëve dhe të mbërrijmë tek vendimet tjera për të cilët sërish duhet shumicë prej dy të tretave deri në aderimin final në BE” – deklaroi Kovaçevski.

LSDM është shoqatë kriminale që nuk ka asgjë të përbashkët me BE-në. Reagimi, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE të cilët thonë se largimi nga pushteti I socialdemokratëve do të ishte shërbimi më i madh për integrimin evropian të Maqedonisë.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share