Kovaçevski: Ndryshimet Kushtetuese përgjegjësi e të gjitha partive politike

“ËSHTË KOHA QË POLITIKANËT TË JENË TË REALTË, TË VENDOSUR DHE ME VIZION”

Është koha që politikanët dhe partitë politike që deklarativisht janë për anëtarësimin e vendit në BE, tani të jenë të realtë, të vendosur dhe me vizion – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar procesin e ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për anëtarësimin e vendit në BE, njofton KlanM.

“Ndryshimet kushtetuese nuk duhet të zbatohen nga një njeri, nuk janë procese të një partie politike, por është proces aderimi në BE për gjithë shoqërinë, që qytetarët tanë të mund të jetojnë në një vend anëtar të BE-së, në Maqedoninë e Veriut, e jo të jetojnë në BE jashtë vendit. E gjithë procedura është e qartë dhe transparente që udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë me grupin e ekspertëve që do të formohet, e më pas procesi i njëjtë do të zbatohet në Kuvend” – tha kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është dëshmuar si faktor stabiliteti në Ballkan dhe se kjo është njohur nga partnerët ndërkombëtar.

“Konfirmimi më i madh erdhi javën e kaluar kur në Shkup u mbajt Këshilli për Stabilizim dhe Asociim, ku të gjithë dëgjuam qëndrimet e zyrtarëve të BE-së dhe Komisionerit për Zgjerim, ku qartazi theksoi se korniza negociuese është shumë e qartë dhe mbështetet nga 27 vendet anëtare të BE-së” – tha kryeministri Kovaçevski.

Qeveria ka vendosur që të nis procesin e hapjes së Kushtetutës. Kryeministri Kovacevski, sic njofton KlanM, paralajmëroi formimin e grupit të punës së ekspertëve që duhet t`i përgatisë amendamentet për ndryshimet kushtetuese.

Në përbërje të këtij grupi do të kyçen juristë dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese si dhe ekspertë nga partitë politike të opozitës.

VMRO-DPMNE-ja ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë grup. Thonë se argumentet e tyre kundër ndryshimeve kushtetuese, kur të vijë koha,  do t`i thonë në Kuvend. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share