Kovaçevski- MishelI: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje me prioritet të lartë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të programit të aktiviteteve gjatë Forumit të Dialogut të Prespës, sot u takua me kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishel. Takimi, ku morën pjesë Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, u fokusua në sfidat gjeopolitike që paraqet agresioni rus kundër Ukrainës, duke e bërë përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE si prioritet kryesor, duke përfshirë forcimin e rajonit. Kryeministri Dimitar Kovacevski dhe kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel diskutuan gjithashtu për përfitimet e nismës Ballkani i Hapur për krijimin e një tregu rajonal të përbashkët dhe të lidhur bazuar në katër liritë e BE-së për qarkullimin e papenguar të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve si hapa të rëndësishëm për zbatimin e standardeve të BE-së.

Lidhur me agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, kryeministri Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, ka harmonizuar plotësisht politikat e saj me Aleancën dhe BE-në, ka përmbushur detyrimet e saj dhe vazhdon të veprojë plotësisht në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, me çka edhe një herë e dëshmoi  se është  partner i denjë i vendeve evropiane, vendeve anëtare të BE-së.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share