Kovaçevski mirëpritet nga Vuçiq, filloi Konferenca për Investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë

Në Beograd, Republika e Serbisë, filloi Konferenca për investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Mbretëria e Norvegjisë, në të cilën merr pjesë dhe do të mbajë fjalim Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhr Hercegovinës, Zoran Tegeltia.

Qëllimi i Konferencës është të prezantohen para investitorëve nga Mbretëria e Norvegjisë mundësitë për investim në kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fillimin zyrtar të Konferencës, ku Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Andreas B. Eriksen, zëvendësministër për Energjetikë dhe i dërguar special i Kryeministrit të Mbretërisë së Norvegjisë. Më herët Presidenti Vuçiq dhe zëvendësministri i Energjetikës Eriksen u uruan mirëseardhje liderëve nga Ballkani Perëndimor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share