Kovaçevski-Micotakis: Sigurojmë pavarësi afatgjatë në energjetikë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me kryeministrin grek Kyriakos Micotakis. Kryeministri njoftoi se temë kryesore ishte kriza energjetike, ku është dakorduar diversifikim i burimeve të furnizimit me qëllim që të arrihet pavarësi afatgjate në energjetikë

“Me kryeministrin Micotakis konfirmuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për përballimin e pasojave të krizës energjetike. Ne konstatuam se rritja aktuale e çmimeve të energjisë po shkakton shqetësime serioze në tregjet evropiane. Në këtë drejtim, me projekte të përbashkëta strategjike dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit, ne sigurojmë pavarësi afatgjatë energjetike”, pohoi Kovaçevski pas takimit me kryeministrin grek.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share