MINISTRI I EKONOMISË PARASHIKON DIMËR TË VËSHTIRË NË PLANIN ENERGJETIK
Në vitin përplot me sfida ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, vazhdojmë me kujdesin e vërtetë për të gjithë qytetarët dhe po fokusohemi në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit – ka shkruar në Facebook, Kryeministri Dimitar Kovacevski duke shtuar se me Miratimin e Ribalancit të Buxhetit për vitin 2022, sigurohet stabiliteti ekonomik dhe mbështetje më e madhe financiare për qytetarët dhe kompanitë, raporton Klan M.
Në të njëjtën vijë janë edhe socialdemokratët.
“76 milionë euro janë siguruar për masa të ardhshme anti-krizë për t`u përballur me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike. Për të mbështetur bujqësinë dhe nxitjen e prodhimtarisë vendore janë siguruar 32 milionë euro. Me ribalancin siguruam mjete për të paguar pagat e rritura në arsim dhe mbrojtje të fëmijëve si dhe për pensione më të larta nga Shtatori për 320 mijë pensionistë” – deklaroi Daniela Markoska, deputete e LSDM-së.
Por, nga ana tjetër, Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për shkak të situatës në Ukrainë, parasheh se vendin e pret një dimër I vështirë e I paparashikueshëm në planin energjetik. Ai gjatë një takimi me gazetarët ka theksuar se në Gusht sërish do të kërkojë shpalljen e situatës së krizës në sektorin elektroenergjetik, me qëllim, sic tha, të ketë mundësi që përmes masave plotësuese të intervenohet në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga kapacitetet vendore. /KlanMacedonia/