Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për sa i përket lirive dhe të drejtave të medias

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar përfaqësuesen e OSBE-së për liri mediatike, Teresa Ribeiro, e shoqëruar nga shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja. Në takim u konstatua se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur sa i përket lirive dhe të drejtave të mediave, në përputhje me standardet ndërkombëtare në fushën e mediave.

Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria është e vendosur të respektojë dhe zbatojë standardet evropiane në fushën e mediave.

 “Qeveria respekton lirinë e medias dhe gazetarët kanë mbështetje të plotë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e tyre. Si një vend që ka nisur negociatat me BE-në, në kuadër të procesit të negociatave ne do të përfshijmë të gjitha rregulloret, të udhëhequra nga praktikat e mira evropiane, të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë dhe profesionalizmit në sferën mediatike, si dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe  punëtorëve mediatik”, tha kryeministri Kovaçevski.

Bashkë u vlerësua se media dhe sektori civil kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë, si dhe se liria e medias është çelësi i sigurisë dhe stabilitetit në çdo shtet. Në këtë drejtim, theksohet rëndësia e gazetarisë objektive dhe profesionale, si dhe e shërbimit publik cilësor dhe profesional, me qëllim të informimit të saktë, të paanshëm dhe në kohë, me rëndësi për qytetarët./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share