Kovaçevski – Lajçak: Deeskalim urgjent të situatës në Kosovë!

KRYEMINISTRI NË BRATISLAVË NË FORUMIN GLOBSEK 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe emisari i posaçëm I BE-së, për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, nga Bratislava bënë thirrje të deeskalim urgjent të situatës në Kosovë dhe kthimit të paqës dhe stabilitetit, njofton KlanM.

Sic njoftoi Qeveria, Kovaçevski dhe Lajçak janë takuar në margjinat e Forumit të Sigurisë GLOBSEK 2023.

Kryeministri Kovaçevski, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë ka theksuar se Maqedonia e Veriut mbështet bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe koordinimin me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimeve euuroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Sipas planit, sic percjell KlanM, në takimin dyditor të sigurisë në Bratislavë, Kryeministri Kovaçevski do të takohet edhe me Presidentin e Francës, Emanuel Macron. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share