Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski i hap derën Kosovës në ”Open Ballkan”.
“Sot bashkë me ne janë kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH, Tegeltia. Ftesa për kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Unë jam i bindur se benefitet e Ballkanit të Hapur i meritojnë dhe do ti marrin edhe qytetarët e Malit të Zi, BeH dhe Kosovës”, tha Kovaçevski. /KlanMacedonia/