Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot sërish ftoi Prokurorinë dhe Komisionin Antikorrupsion që të hetojnë procedurën e përzgjedhjes së mbikëqyrësit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.
Kovaçevski thotë se projekti është me rëndësi të veçantë për shtetin pasi e shëndërron vendin nga një qarkore në udhëkryq kryesor në Ballkan.
“Shteti që është në qendrën e Ballkanit, siç jemi ne dhe nuk ka infrastrukturë, siç nuk kemi pasur ne Korridor 8, kjo do të thotë se deri më tani ka qenë qarkore. Me ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, ne do të shndërrohemi në udhëkryq të vërtet në Ballkan nga ku do të kenë benefit edhe qytetarët edhe kompanitë”, tha Kovaçevski.