Kovaçevski: Kemi mbështetjen gjermane – nuk mund të ketë bllokime tjera!

“Pres bashkëpunim të mirë me qeverinë e re bullgare”

Nuk mund të ketë bllokime shtesë nga Bullgaria për shkak të çështjeve dypalëshe për shkak se ata janë zgjidhur me marrëveshjen – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton KlanM.

Sipas tij, mesazhi i kancelarit gjerman Scholz, ishte i qartë se Gjermania mbetet një nga mbështësit më të mëdhenj të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa vendim tjetër plotësues, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe përfundimit të procesit të skriningut dhe praktikisht kancelari gjerman përsëriti këto garanca që tashmë qëndrojnë në kornizën negociuese. Kushte tjera nuk mund të ketë dhe atë që BE-ja duhej ta bëntë – e bëri kurse atë që ne duhet ta bëjmë, besoj se do ta bëjmë”, theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Bullgaria duhet që në të gjitha nivelet e veprimit politik të tregojë se angazhohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE – tha Kovaçevski, siç percjell KlanM, duke besuar se për këtë angazhohen të gjitha partitë e qeverisë së koalicionit në Bullgari.

I pyetur nëse ka planifikuar takim me qeverinë e re bullgare, Kovaçevski ka theksuar se me Kryeministrin e ri, Nikolaj Denkov, ka biseduar përmes telefonit dhe se pret të takohet në Samitin e NATO-s në Vilnus të Lituanisë. /KlanMacedonia

https://youtu.be/bEAbghHoE30

Lexo gjithashtu
Total
0
Share