Kovaçevski: JO u bë PO. Vendimi i Mickoskit për t`u përshëndetur!

Kemi një moment të ri në skenën politike të vendit dhe retorikë të re, tërësisht ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar – tha Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, siç percjell KlanM, në tribunën partiake me temë “Rezultatet që bëjnë dallimin” në Kavadar.

“JO u bë PO. Pranimi i ndryshimeve kushtetuese nga ana e Mickoskit dhe ndryshimi i qëndrimit është mirë për vendin dhe e përshëndes. Ofruam dorën opozitës për dialog dhe shansin që edhe ata të kyçen. Dhe, tani kemi një moment të ri në skenën politike të vendit dhe retorikë të re, tërësisht ndryshe nga ajo që e kemi dëgjuar vitin e kaluar”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit në takimin e fundit, siç percjell KlanM, Mickoski ka pranuar ndryshimet kushtetuese dhe se këtë e ka thënë publikisht në press-konferencë dhe e ka përsëritur ditën e nesërme.

“Pranimi i ndryshimeve kushtetuese ka shokuar VMRO-DPMNE-në, ndoshta për shkak se ndodhi shumë shpejt. Kam mirëkuptim për këtë. Me një deklaratë ndryshimet kushtetuese janë të pranueshme, është pranuar pjesëmarrja në Qeveri me LSDM-në dhe parti tjerta. JO u bë PO. Për shkak se PO çdoherë është më e fortë se JO”, përcjell KlanM deklaratën e Kovaçevskit në tribunën socialdemokrate në Kavadar. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share