Kovaçevski: Jemi në anën e vërtetë – bllokimet anë e gabuar

“PROMOVOJMË DREJTËSINË, PAQËN, BASHKËJETESËN”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e shënimit të 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore ka qëndruar në Kumanovë ku ka mbajtur një fjalim në ngjarjen solemne me moton “Çdoherë në anën e vërtetë”

Ishim në anën e vërtetë në vitin 2001 kur parandaluam që konflikti ndëretnik të shndërrohet në luftë qytetare. Në anën e vërtetë ishim edhe në vitin 2017 kur ripërtrimë demokracinë, kur vendosëm të ndërtojmë “Një shoqëri për të gjithë” një Evropë në miniaturë. Në anën e vërtetë ishim edhe në vitin 2018 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, pas cka u bëmë anëtare e 30-të e NATO-s, tha në fjalimin e tij, Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se në kontekst global të ngjarjeve të mbetesh në anën e vërtetë do të thotë të sigurohet progresi ekonomik dhe siguria e qytetarëve. Kryeministri I drejtoi edhe një mesazh opozitës, raporton Klan M.

“Bllokimi I I ligjeve dhe masave në vend, progresit në planin ndërkombëtar, izolimit të vendit – janë anë e gabuar. Me asgjë nuk mund të arsyetohet një sjellje e këtillë, për shkak se është një akt bashkëkohor tradhëtie ndaj popullit dhe shtetit. Jam I vetëdijshëm për shqetësimet që shkaktohen nga përpjekjet për provokime sporadike dhe irrituese, që kohë pas kohe dhe me qëllim stimulohen në vend, nga palë, interesi I të cilëve është në kundërshtim me realizimin e qëllimeve tona strategjike” – deklaroi Kovaçevski.

Në ngjarjen solemne në Kumanovë, përvec Kryeministrit Kovacevski kanë marrë pjesë edhe Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovana Trençevska dhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti.

11 Tetori, me moton e njëjtë, është shënuar edhe në Shkup para përmendores “Çlirimtarët e Shkupit”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share