Kovaçevski i gatshëm për të organizuar në Maqedoninë e Veriut takimin Kurti-Vuçiq

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si pjesë e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, që po zhvillohen nën udhëheqjen e BE-së dhe SHBA-së, më 18 mars në Maqedoni të Veriut.

Në takim, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të përbashkët të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

“Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen dhe stabilitetin e rajonit dhe Maqedonia e Veriut edhe një herë dëshmon se është faktor stabiliteti, përkatësisht vend anëtar i NATO-s, i cili filloi negociatat me BE-në, si një vend që kryeson OSBE-në, organizatën më të madhe të sigurisë në Evropë”, thonë nga Qeveria për MIA.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share