“ÇDO VEND BALLKANIK KA HARTA TË KËTILLA – NA DUHET HARTA E EVROPËS SË BASHKUAR”
Harta e Shqipërisë së Madhe në Kompleksin Memorial në Sopot të Kumanovës, sipas Kryeministrit Dimitar Kovacevskit, është e vonuar për 145 vite, përcjellë KlanM. Nëse diçka mund t`i reflektojë raportet në Ballkan para 145 apo 200 viteve, sipas tij, janë hartat e këtilla që janë të pranishme në çdo vend ballkanik, njofton KlanM.
Komentet e Kryeministrit Kovaçevski vijnë pas reagimeve në opinion, pas hapjes së Muzeut në Kompleksin Memorial në Sopot, ku I pranishëm kishte qenë edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.
“Vlerësoj se atë që sot e kemi si shoqëri aspak nuk I bën relevante hartat e këtilla, për shkak se pas vitit 2001, pas hyrjes në NATO, ne në vendin tonë kemi harta tjera që janë më relevante, e kjo është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe me nisjen e negociatave harta me BE-në, hartën që ne do ta kemi shpresoj edhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor – hartën e Evropës së bashkuar. Kjo është gjëja e vetme që duhet ta bashkojë Ballkanin, kurse gjithcka tjetër është me 145 vite me vonesë”, tha Dimitar Kovaçevski.
Mes tjerash, siç njofton KlanM, Kryeministri Kovaçevski, deklaroi se qendra përkujtimore në Sopot të Kumanovës është hapur në pronë private dhe sic tha, nëse bëhet fjalë për pronë shoqërore, leje për këtë duhet të jep Komuna. Sipas tij, Komuna e Kumanovës, ku takon kompleksi memorial, nuk ka informacione për këtë kompleks./KlanMacedonia