LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIME: SA VITE BURG I FALËT GRUEVSKIT?!
Për ish-Kryeministrin Nikola Gruevski është shpallur fletarresti dhe ai duhet të ktheht në Maqedoni që të përballet me drejtësinë – thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski ka përgënjeshtruar informacionet se ka qenë në komunkim me ish-liderin socialdemokrat Zoran Zaev, lidhur me kthimin e Gruevskit në Maqedoni. Këto komente Kryeministri I bëri pasi disa media kishin publikuar se Zaevi ka kërcënuar udhëheqësinë e LSDM-së se do të nis “betejën” kundër tyre nëse vazhdon bashkëpunimi me BDI-në për të kthyer Gruevskin në vend.
“Nuk kam pasur takim me Zaevin, që nga takimi i atij trupi, ku marrin pjesë ish-Kryetarë, sekretarë e të ngjashëm, e as që kemi patur takim bashkë me sekretarin e përgjithshëm. Lidhur me kthimin e Gruevskit, mendoj se është temë e deplasuar. Për të është shpallur fletarresti për t`u kthyer në Maqedoni dhe ai duhet të kthehet për t`u përballur me drejtësinë konform ligjeve maqedonase” – deklaroi Kovaçevski.
Lidhur me ish-Kryeministrin Nikola Gruevski, kanë reaguar edhe nga Lidhja Europiane për Ndryshim. Ata, pyesin Ali Ahmetin se sa vite burg i falën Gruevskit me ndryshimin e Kodit Penal.
“Nuk duhet të jesh as analist e as politikan për ta kuptuar që ky ndryshim i Kodit Penal u bë vetëm dhe vetëm në shërbim të Gruevskit, Mijallkovit, Jankullovskës e të tjerëve si ata. Rezultati është në pah. Përpiqen që gjithçka të justifikojnë me integrimin evropian, kurse qytetarët nuk përfitojnë asgjë përveç amnestisë së kriminelëve” – tha Fatmir Sabriu, Lidhja Evropiane për Ndryshim.
Pasi u bë e qartë se vjetërsohet lënda “TNT” – një rast tjetër ku është I implikuar ish-Kryeministri Nikola Gruevski, Kryeministri Kovaçevski nuk komentoi vendimin. Sipas tij, nuk ka bazë që këto tema të jenë pjesë e debatit real politik në vend. /KlanMacedonia/