Kovaçevski: Goce Dellçevi të nderohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze

QEVERIA NUK KA MARRË NJOFTIM PËR VIZITË TË NDONJË DELEGACIONI NGA BULLGARIA

Qeveria nuk ka marrë njoftim se ndonjë delegacion nga Bullgaria do të marrë pjesë nesër në përkujtimin e 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski sot, i cili bëri thirrje që festimi të jetë paqësor dhe dinjitoz.

“Deri në këtë moment nuk kam asnjë njoftim nga Kabineti i Kryeministrit të Bullgarisë për ndonjë delegacion zyrtar bullgar që do të vendoste lule. Ministri i Punëve të Brendshme tha gjithashtu se kushdo që është qëllimmirë, zyrtar shtetëror oficial që dëshiron të përkulen denjësisht tek varri i heroit të madhe kombëtare maqedonase këtu në Shkup, lirisht mund të lajmërojë pjesëmarrjen e tij. Të gjithë ata që kanë qëllim të keq, që janë provokatorë, që mohojnë popullin maqedonas, që mohojnë shtetin maqedonas, që dhunojnë ndjenjat e maqedonasve dhe qytetarëve të tjerë, nuk do të hyjnë në vend” – deklaroi Dimitar Kovçevski.

Kryeministri Kovaçevski gjithashtu theksoi se në përputhje me konkluzionet e Këshillit të Sigurimit dhe në përputhje me vendimet e Qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për të siguruar pjesëmarrje paqësore dhe dinjitoze të përvjetorit të lindjes të revulucionarit Goce Dellçev.

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share