Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti një fjalim në manifestimin qendror në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Shkup, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së Shën Kliment Ohriski dhe rolin e gjuhës maqedonase në nivel ndërkombëtar.
“Gjuha maqedonase, e cila deri më tani është e njohur dhe e pranuar në sferën e letërsisë dhe shkencës, sot është një realitet politik edhe në Evropë dhe në botë.
Gjuha maqedonase është e barabartë me gjuhët që përdoren si gjuhë zyrtare në Kombet e Bashkuara, me gjuhët që përdoren si gjuhë zyrtare në NATO, në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se gjuha maqedonase është një nga gjuhët zyrtare në botë” tha në fjalimin e tij Kovaçevski.
Fokusi i tij u përqendrua gjithashtu në trashëgiminë e Shën Klimentit Ohriski, themeluesit të shkollës letrare të Ohrit dhe pionierit të idesë bashkuese evropiane. Ai vlerësoi kontributin e shenjtorit në zhvillimin e shkrimit glagolitik dhe në përkthimin e librave në Shkollën Letrare të Ohrit, duke e konsideruar atë si universitetin e parë ballkanik dhe evropian.