Kovaçevski – Gir: Hapi i ardhshëm drejt qëllimit evropian është i rëndësishëm për cilësinë e jetës së qytetarëve të RMV-së

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.

Në takim u rikonfirmua mbështetja e fuqishme nga partnerët evropianë për avancimin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Hapi i ardhshëm politik në rrugën evropiane, siç u konstatua, lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të RMV-së.

Gjithashtu, hapi pritet edhe në komunitetin evropian, si një çështje me rëndësi për stabilitetin e kontinentit evropian.

Në takim u vlerësua bashkërisht se të gjitha subjektet politike në vend dhe të gjitha institucionet duhet të fokusohen në vendimet që e afrojnë Maqedoninë e Veriut drejt qëllimit evropian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share