Kovaçevski: Forumi i Parisit – këmbim përvojash rreth sfidave botërore!

“Vizita e punës në Paris e suksesshme”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka vlerësuar si të suksesshme vizitën e punës në Paris. Sipas tij, me shumë liderë të botës janë këmbyer mendime rreth përballjes me sfidat në kontekstin global, ka pasur një takim me diplomatin amerikan kurse gjatë vizitës së parë në UNESCO ka mbajtur fjalim ne gjuhën maqedone.

“Banka Botërore tashmë ka publikuar se RMV-ja ka pasur pakon më të madhe anti-krizë në rajon prej 760 milion eurove. Biseduam edhe në pjesën e rritjes së pagave dhe pensioneve. Për uljen e papunësisë nga 26% në 14%, për uljen e papunësisë së të rinjve. Padyshim edhe për përparimin e të drejtave të kategorive të cënueshme të qytetarëve, përparimin e të drejtave të Romëve. Biseduam lidhur me sigurimin e pozicioneve më të mira energjetike dhe pavarësinë energjetike të Maqedonisë së Veriut, ku potencova investimet tona që janë bërë gjatë dy viteve të kaluara, që paraqesin instalimin më të madhe të burimeve të rinovueshme të energjisë që nga pavarësimi i vendit”, deklaroi Kovaçevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share