Kovaçevski – Fon Der Lajen: Mbështetja Evropiane mundëson rritje ekonomike

RMV-ja BËHET MË TËRHEQËSE PËR INVESTITORËT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut kanë vizituar një kompani në Shkup e specializuar për përpunimin e pemëve dhe perimeve.  Ky kapacitet industrial mbështetet nga programi i BE-së IPARD 2.

Me 2.3 milion euro të siguruara nga fonde të BE-së, ky është projekti më I madh I IPARD-it në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për biznes familjar ku kryesisht janë të punësuar gratë dhe kompani që me sukses I ka shfrytëzuar mjetet IPARD për zgjerimin dhe modernizimin e prodhimit.

Autoritetet e vendit thonë se në kuadër të IPARD 2, janë realizuar 2.300 marrëveshje dhe janë siguruar 97 milion euro mjete të pakthyeshme për modernizimin e bujqësisë në vend.

Gjatë vizitës ishin prezantuar mundësitë e Programit IPARD 3, kurse sic thonë nga Qeveria, Maqedonia e Veriut është vendi I parë në rajon që do ta implementojë këtë program.

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, BE-ja është e përkushtuar për integrim sa më të shpejtë të vendit dhe rajonit, të cilëve përmes mbështetjes nga fondet e BE-së u mundëdohet rritje e përshpejtuar ekonomike dhe mundësi për transformim pozitiv në të gjitha fushat në vendet e Ballkanit Perëndimor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share