Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski sot tha se për 5 vjet qeverisje kanë bërë dhe kanë përmirësuar rrugë gati një herë më tepër se 11 vjet punë nga pushteti i kaluar.
“Nëse për 11 vjet të pushtetit të kaluar janë ndërtuar dhe rehabilituar 650 kilometra rrugë, tani, për 5 vjet kemi 1300 kilometra infrastrukturë rrugore të rehabilituar dhe të ndërtuar ku si shtet kemi investuar mbi 1 miliard euro”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Kovçevski tha se për momentin po vijojnë punimet në ndërtimin e autostradave në gjatësi prej 59 kilometrave.
“Dinamika e ndërtimit të korridorit nga Kërçova deri në Ohër është përshpejtuar dhe tashmë 75 për qind e rrugës ka përfunduar. Vijon ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, faza e parë, deri tani është realizuar 78 për qind”, pohoi Kovaçevski.