“ZGJEDHJET DO TË MBAHEN NË TERMININ E RREGULLT”
Kryeministri Dimitar Kovaçevski porositi sot, se duhet t’i jepet hapësirë procesit të ndryshimeve kushtetuese, sepse sipas tij, këto janë vendime për të cilat fatkeqësisht gjithnjë ka ndonjë në spektrin politik i cili dëshiron t’i shfrytëzojë për interes personal, të luajë me emocionet e qytetarëve, me populizëm, i cili siç theksoi Kovaçevski, do t’i sjellë përfitime personale apo partiake dikujt në zgjedhje të ardhshme.
“Megjithatë, ai përfitim mund të jetë vetëm personal, ndërsa politikanët që udhëhiqen ekskluzivisht nga interesi personal ato asnjëherë nuk mund të bëjnë asgjë në shtetin e vet. Ne kishim politikan të udhëhequr nga interesi personal 11 vite, shteti nuk lëvizi një milimetër në integrimet evropiane” – tha Kovaçevski.
Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Kovaçevski u përgjigj se veç më kanë shprehur qëndrimin e tyre qartë se, zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt.
“Sa i përket tajmingut është diçka për të cilën mund të flitet sa i përket asaj se në cilin muaj do të jetë, ajo është në pajtueshmëri me afatet në Kuvend dhe vlerësoj se këtu mund të ulen përfaqësuesit e partive politike në nivel pune, të cilët mund të flasin për detajet, sepse tani do të hyjë në procedurë ndryshimi i kodit penal” – tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.
Kujtojmë se, procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese filloi në muajin gusht në parlament. Diskutimi parlamentar është shterur, megjithatë vazhdimi i seancës ku duhet të zhvillohet votimi nuk është caktuar ende, për shkak se shumica parlamentare nuk ka siguruar numrat e nevojshme për kalimin e këtyre ndryshime. Si pjesë e ndryshimeve kushtetuese, parashihet përfshirja e bullgarëve kushtetuese, që është kusht për hapjen e kapitujve të negociatave të vendit për anëtarësim në BE. /KlanMacedonia/