Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm sipas orës lokale do të merr pjesë në hapjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Kryeministrat dhe shefat e shteteve do t’i presë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.
Me këtë fillon debati i përgjithshëm i 77-të i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Seanca e sivjetshme e Asamblesë së Përgjithshme e KB-së ka temën “Zgjidhje transformuese për sfidat e ndërthurura”, në korniza të Kuvendit të Përgjithshëm të 77-të që është fokusuar në temën: “Zgjidhje përmes solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe shkencës”.
Për pasdite, sipas kohës lokale në Nju Jork është paraparë që Kryeministri Kovaçevski, së bashku me kolegët e tij nga Ballkani Perëndimor të marrin pjesë edhe në drekë pune, organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel.