Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme të përbashkët me dërguarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar tha se nuk mund të rinegociohet korniza negociuese me Bullgarinë.
Kovaçevski tha se korniza ka kushtet e saja dhe se nuk do të ketë negociatat të reja. Me këtë kornizë negociuese që e ka miratuar Maqedonia në Kuvend, mbrohet identiteti maqedonase dhe siguron të ardhmen evropiane të vendit.
“Marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë nuk do të ndikojnë në negociatat me BE-në, dhe se në të ardhmen nuk do të ketë kushte të reja”, tha Kovaçevski.
Kryeministri tha se BE-ja është alternativa e vetme për të ardhmen e vendit, dhe shtoi, se çdo rrugë tjetër është pasiguri dhe se në të ardhmen askush nuk mund të garanton se kur do të mundemi të bëhemi anëtarë i BE-së.