Kovaçevski: Besoj se VMRO-DPMNE do të mbështesë ndryshimet Kushtetuese!

KOVAÇEVSKI: ATË QË MERKO KA PREDIKUAR SOT, E KAM THËNË QË DITËN E PARË

Qeveria ende nuk ka shqyrtuar propozim iniciativën për ndryshimet kushtetuese, të cilat pasi të miratohen në Qeveri, duhet të dërgohen në Kuvend, për të hyrë më pas në procedurë parlamentare.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, deklaroi se nuk ka datë konkrete se, kur do të vendosen në rend dite ndryshimet kushtetuese, duke shprehur bindjen e tij se, VMRO-DPMNE do t’i bashkangjitet miratimit të vendimit për ndryshimet kushtetuese në periudhën vijuese.

“Lëmë hapësirë që për herë të parë në histori, VMRO – DPMNE së bashku me udhëheqësinë e tyre të vendosin të jenë pjesë e miratimit të një vendimi të këtillë dhe vazhdim i integrimit evropian të shtetit” – deklaroi Kovaçevski.

I pyetur rreth rastit të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, kryemininistri, sic njofton KlanM, përshëndeti veprimin e Prokurorisë Publike, e cila formoi komision për të shqyrtuar akuzat për shkak të së cilave, Merko u vendos në “listë të zezë”. Ai po ashtu komentoi edhe reagimin e sotëm të Merkos.

“Atë që ia ka predikuar mëngjesin e sotëm, unë në të vërtetë e kam thënë edhe ditën e parë se, komuna duhet të jetë menjëherë në dispozicion, të bëhen të gjitha kontrollet. Është mirë që Prokuroria Publike veç më formoi komision i cili duhet ta shqyrtojë atë dhe në atë mënyrë institucionale duhet të funksionojë shteti” – tha Dimitar Kovaçevski.

Vendimi i Departamentit të Shteti, gjashtë muaj pasi në vend qëndroi një ekip nga Uashingtoni për luftë kundër korrupsionit, të cilët kishin ardhur në vend për të hetuar funksionarët e korruptuar.

Ambasadorja amerikane në vend ka paralajmëruar se, “në listë të zezë”, do të ketë edhe emra të funksionarëve të tjera, por nuk ka dhënë më shumë detaje se kush apo kur do të publikohen ato. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share