Kovaçevski bën shaka në llogari të Bekteshit: Dikur luante për Vëllazërimin, tani luan tek Grubi në zyrë

Një situatë komike ka ndodhur gjatë vizitës së sotme të kryeministrit Kovaçevski dhe ministrit Bekteshi në një nga marketet e Shkupit. Teksa po bënin pazar për të parë edhe çmimet e produkteve në market, Kovaçevski dhe Bekteshi takonin edhe qytetarë, me të cilët këmbenin biseda, përcjell Klan Macedonia.

E pikërisht në këto takime, rastisën në një ish hendbolliste të Maqedonisë. Në bisedë u kyç edhe ministri Kreshnik Bekteshi, i cili i rrëfeu zonjës se dikur ka luajtur futboll për Vëllazërimin e Kërçovës.

Kovaçevski: Ja ky është pas sportit. Luan edhe futboll edhe basketboll.

Bekteshi: Unë kam luajtur futboll për Vëllazërimin e Kërçovës.

Kovaçevski: Ky ka luajtur për Vëllazërimin si i ri, kurse tani luan tek Grubi nl zyrë.

Bekteshi: Po. Por unë bëj kosh, kurse Artani luan futboll me stil.

KlanMacedonia

https://youtu.be/3JgEq0gZ4CQ

Lexo gjithashtu
Total
0
Share