Në kuadër të Samitit të Ballkanit të hapur që po mbahet në Beograd të Serbisë e në të cilën po marrin pjesë 333 ekspozues. Ky panair është i pari që mbahet pas marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Ballkanit të Hapur. Në fjalimin e tij kryeministri i RMV-së tha se nisma Ballkani i Hapur është nismë ekonomike dhe se sot e kemi konfirmuar këtë dhe tregon se çka do të thotë integrim dhe marrëdhënie e fqinjësisë së mirë.
“A është e mundur të mbahet një panair si ky vetëm në Maqedoninë e Veriut apo vetëm në Shqipëri apo vetëm në Serbi? Eshte e pamundur. Sepse një numër kaq i madh ekspozuesish është i mundur vetëm nëse e bëjmë së bashku. Sot, ata të gjithë kanë një shans të barabartë për të prezantuar produktet e tyre para qindra mijëra vizitorë, marrëveshje të reja, duke investuar dhe u zgjeruar. Shpresoj që ky panair të shndërrohet në traditë dhe të ofrojë gjithmonë e më shumë mundësi bashkëpunimi”, tha Kovaçevski
Kryeministri Kovaçevski mes tjerash tha se ky panair i verës do të shërbejë edhe për të vendosur kontakte me biznese të tjera ndërkombëtare.
/KlanMacedonia/