Kovaçevski: Asgjë të re rreth propozimit francez

NEGOCIATAT VAZHDOJNË NË NIVEL TË EKIPEVE TË EKSPERTËVE TË MPJ-ve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se nuk ka momente të reja rreth propozimit francez për zhbllokimin e proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. Negociatat vazhdojnë në nivel të ekspertëve të Ministrisë së Jashtme të RMV-së dhe Bullgarisë, raporton KlanMacedonia.

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut mbetet në qëndrimin e press-konferencës së Samitit të Brukselit rreth propozimit francez. Sipas tij, sapo të ketë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët ai do të procedohet në institucionet e vendit.

“Për momentin nuk ka asgjë të re sa i përket asaj që u diskutua deri në ditën e konferencës për shtyp në Bruksel. Procesi me Bullgarinë udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë ai propozim mund të vendoset në institucionet në Maqedoni. Për momentin nuk ka një propozim të tillë” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Përndryshe, Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për media në Bruksel, pas samitit BE-Ballkani Perëndimor hodhi poshtë propozimin e presidencës franceze si të papranueshëm në këtë formë, me mundësi që bisedimet të vazhdojnë nëse bëhen ndryshime të pranueshme

RMV-ja ka tre kërkesa kyçe për kornizën negociuese; njohja e plotë e gjuhës maqedonase, çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe negociatat të fillojnë para përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë.

Nga ana tjetër, propozimi francez javën e kaluar ishte votuar nga Parlamenti bullgar. Presidenti Macron ka përshëndetur “dritën leshile” nga Kuvendi në Sofje duke paralajmëruar se ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet me partnerët në RMV. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share