Nga 474 shkolla fillore dhe të mesme në vend, për rrymë të subvencionuar kanë aplikuar vetëm 233, kurse nga 70 ndërmarrje publike në vend kanë aplikuar 50 subjekte.
Institucione këto që do të furnizohen me rrymë për 95 euro MW/h. Gjithsej në të gjithë vendin për rrymë të subvencionuar janë paraqitur 235 kompani që prodhojnë ushqime bazë, të njëjtat do të furnizohen me rrymë elektrike për 80 euro MW/h.
Mbrëmë ka mbaruar afati i paraqitjes së kompanive dhe institucioneve publike që do të subvencionohen nga 1 dhjetori, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski sot bëri të ditur se subjektet tjera do të mund të aplikojnë sërish, por që do të marrin rrymë të subvencionuar nga 1 janari.
“Subjektet që nuk kanë arritur të dorëzojnë dokumente të kompletuara, në periudhën ardhshme do të mund ta bëjnë të njëjtën dhe do të vendosen në furnizim të subvencionuar nga 1 janari”, tha mes tjerash Kovaçevski.