Gjendja e punonjësit shëndetësor I cili u godir me thikë nga pacenti 77 vjeçar në Spitalin 8 shtatori është e mirë. Kështu deklaroi drejtori i spitalit, Hristijan Kostov, i cili ka theksuar se pacienti ka probleme me zemrën dhe është diagnostikuar me çrregullim mendor që shfaqet në mënyrë akute. Për këtë arsye ai është dhe i paparashikueshëm.
“Psikiatri që e kontrolloi pacientin tha se bëhet fjalë për çrregullim mendor për shkak të ndonjë sëmundje fizike. Pacienti me mjet metali të fortë, e sulmoi teknikun mjekësor që ishte në detyrë, duke i shkaktuar një plagë të vogël në lëkurë. Bëhet fjalë për një lëndim që nuk është serioz, por stresi që e ka përjetuar tekniku është shumë i madh. Pacienti deri më tani nuk ka pasur diagnozë psikiatrike. Psikiatri që e kontrolloi tha se ai ishte shumë i shqetësuar dhe konfuz dhe tekstualisht nuk i kujtohet momenti i kryerjes së sulmit. Pra është një çrregullim momental mendor”, tha Hristijan Kostov./KlanMacedonia