ZHVILLIMET NË BNJVL
Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Kreu I Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, publikisht ka konfirmuar se nuk do të merr pjesë në në seancën e ardhshme të BNJVL-së duke konfirmuar vendimin e tij rreth anëtarësimit të mëtejshëm në këtë bashkësi.
Ai thotë se e qartë është lufta kundër Strumicës pasi nuk ka arsye përse është refuzuar projekti nga kredia hungareze dhe përse ISHP-ja nuk i publikon rezultatët për ujin. “Dikush me vetëdije po e turbullon ujin për pikë politike” – shkruan Kostadinov.
Kryebashkiaku I Strumicës I ka vënë 4 kushte BNJVL-së;
1.Të ulen në tavolinë ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujrave për ta zgjidhur problemin;
2.ISHP-ja t`i bëjë publike rezultatet e ujit;
3.Të zgjidhet dhe të zbardhet situata me kredinë hungareze që është marrë në kurriz të qytetarëve;
4.Konsolidimi dhe shqyrtimi i mundësisë për ulje të sërishme në tryezë me BNJVL-në.
As BNJVL-ja e as ministra të caktuar të Qeverisë nuk mund të më bindin që të jem kundër interesave të bashkëqytetarëve të mi të Strumicës. Keni kërkuar – shikoni! – shkruan nëpër rrjete sociale, Kryetari i Komunës së Strumicës. /tvklan.mk