BNJVL-JA
Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov në profilin e tij në Facebook ka njofruar se komuna që ai drejton do të largohet nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme përmes një shkrese zyrtare do të informojë BNJVL-në se nuk e meriton pjesëmarrjen e qytetit me të cilin menaxhon.
“Po largohemi nga BNJVL. Me shqetësim të madh për njerëzit e Strumicës sime, me gjithë përgjegjësinë, përpjekjet për bashkëpunim, partneritet, mjafton. “Filozofi pa pragma, dëm për të cilin paguajnë qytetarët. Ky është një ndër skandalet më të mëdha në Evropë për shkelje të të drejtave tëp njeriut, për të drejtat dhe liritë e ligjit. Për Stumicën time nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë kompromise’ , ka shkruar Kostadinov.
Arsyeja e largimit sipas kreut të Strumicës janë obstruksionet që pushteti qëndror po i bën Strumicës me ujin e pijshëm. Ai njoftoi se edhe pse të gjitha analizat e cilësisë së ujit kanë dal se uji është i pijshëm pushteti qëndror e ka e cilësuar atë si të papijshëm. Për këto obstruksione ai ka akuzuar ministrin e bujqësisë, Cvetan Tripunovskin. Ndërkaq, vendimit të Kostadinovit për largim nga BNJVL-ja ka njoftuar se do ti bashkohet edhe kryetarit i komunës së Karposh, Stevçe Jakimovski.
/tvklan.mk/