Kosovë: Vrasja që tronditi Prishtinën!

NJË GRUA VRITET SI PASOJË E GRABITJES

Gruaja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli, është vrarë mbrëmë në Prishtinë. Ajo dyshohet se është vrarë si pasojë e një grabitjeje. Policia ka raportuar se gruaja derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.

”Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësitë relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës” – thonë nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për TV Klan zyra për informin e Prokurorisë themelore të Prishtinë bënë të ditur se e nga informatat e deritashme dyshohet për grabitje me pasoja vdekjeje, ku nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

”Sic iu njoftuam edhe më lartë, nga informatat e deritashme dyshohet për grabitje me pasoja vdekjeje, mirëpo hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista për të sqaruar plotësisht këtë rast” – tha Laureta Ulaj- Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ka reaguar edhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli i cili e ka quajtur lajm të tmerrshëm tragjedinë në familjen e Naim Murselit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share