Kosovë: Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro

LIGJI I PAGAVE PRITET TË HYJË NË FUQI MË 5 SHKURT

105 euro do të jetë vlera e koeficientit në Kosovë.

Ky vendim u morr në mbledhjen e qeverisë ndërsa ligji i pagave i dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani pritet të hyjë në fuqi më 5 shkurt.

HEKURAN MURATI – MINISTËR I FINANCAVE

Kemi një sistem i cili më në fund bie në binarë dhe ka rregullësi  dhe ka trajtim të denjë dhe të barabartë për të gjithë punonjësit e sektorit public. Kemi një rritje prej rreth 105 mln euro krahasuar me pagat 2022.

Sipas zyrtarëve qeveritarë paga mesatare bruto në vitin 2023 do të jetë 730 euro.

Raporti i koeficienteve është nga 2 deri në 18.

Presidentja e cila me ligj e ka koeficientin 18 do të marrë 1890 euro pagë.

Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i cili do të marrë 1837.5 euro

Paga e kryeministrit dhe kryeparlamentarit do të jetë 1785 euro

Kryetari i Gjykatës Supreme dhe kryeprokurori do të marrin nga  1785 euro.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial dhe ai i Këshillit Gjyqësor nga 1732.5 euro

Deputët dhe ministrat do të marrin nga 1722 euro.

Kryetari I kryqytetit do të ketë pagën   1575 euro

Gjyqtarët e Themelores do të marrin  nga 1260 deri në 1396.5 euro

Për mjekët specialistë, koeficienti është 12 apo 1260 euro.

Një polic  I lartë do të ketë pagën 619.5 euro ndërsa një polic 525 euro.

Në ushtar I klasit të parë të FSK-së do të ketë pagën 609 euro ndërsa një ushtar 588 euro.

Mësimdhënësit në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, do të kenë koeficientin 5.6. 588 euro

 Ligji parasheh edhe kompensime për kujdestari, për punën gjatë natës e për punë jashtë orarit si dhe shtesa të tjera në sektorë të ndryshëm.

Te pakenaqur me vlerën e koeficientit opozita ka leshuar seancen e kuvendit. Edhe Sindikata e Policisë është shpehur e pakënaqur ndersa me vlerën e koeficientit duket të jetë e kënaqur vetëm Sindikata e Arsimit.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share