Kosovë: Vidovdani – gazimestani “zhvendoset” në Graçanicë!

PATRIARKU PORFIRIJE URON KURBAN BAJRAMIN

Kosova, toka jonë e dashur janë brohoritjet e serbëve të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e kremtimit të Vidovdanit që u mbajt në  Manastirin e Graqanicës.

Në këtë ceremoni nuk ka munguar as djali i presidneti të Serbisë Aleksander Vuqiq Danilo i cili mbante të veshur bluzën dorëzimi  nuk është opsion.

Në bluza të qytetarëve serb pati edhe mbishkrime të tjera si Djemtë e Kosovës” e “Rrënjët e mia” të shoqëruara me harta të Kosovës.

Patriarku Porfirije ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, duke i quajtur “vëllezër”.

“Kosova është e ngjashme me Jerusalemin, Kosova është vend i shenjtë për të gjithë ata që luten dhe që kanë besim pavarësisht përkatësisë fetare.  vëllezërit mysliman sot e kanë festën e Bajramit nga ku edhe ua uroj”

Gjatë manifestimit nuk është shënuar ndonjë incident.

Për sigurinë Policia e Kosovës.

Në afërsi të Manastirt të Graçanicës janë parë edhe vetura të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Festa e Vidovdanit zakonisht kremtohet në Gazimestan por këtë vit është zhvendosur në Graqanicë me vendim të dioqezës së Rashkë-Prizrenit për siq kanë thënë shkaqe sigurie.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share