Kosovë: Vdes një 18-vjeçare, ra nga lartësia e një objekti

Një 18-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në Prishtinë, në rrugën “Sali Nivica”.

Kështu tha për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share