Kosovë: Turqia zyrtarisht merr komandën e KFOR-it

GJENERALI TURK ULUTASH: DO TË KRYEJ ME PËRGJEGJËSI DETYRAT

Turqia edhe zyrtarisht ka marrë komandën e KFOR-it për mandat njëvjecar.

Komandati i ri i KFOR-it Ozkan Ulutas ka pasuar italianin Angelo Mikele Ristuccia.

Në ceremoninë e ndrrimit të komandës ai tha se do të përpiqet që të kryej me përgjegjësi detyrat e tij në një kohë të ndjeshme që gjendet Kosova.

Ky është komandanti i parë i KFOR -it që vjen nga Turqia.

”Si komandanti i parë turk i KFOR-it e kuptoj përgjegjësinë që e kam marrë. Duke e parë gjendjen e ndjeshme në Kosovë, po e marr komandën me përkushtim për t’i bërë të gjitha përpjekjet dhe për ta përdorur gjithë përvojën për t’u siguruar se kjo njësi e shquar do të shërbejë suksesshëm në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën” tha Okzan Ultuas, komandant i KFOR-it.

Ndërrimi i komandës së misionit të NATO-s në Kosovë vjen në një periudhë kur tensionet me Serbinë shënuan rritje, pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga një sulm terrorist prej një grupi të armatosur e uniformuar serb.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share