Kosovë: Turqia merr komandën e KFOR-it, nuk pëlqehet nga Serbia!

SHTOHEN TRUPAT E KFOR-it NË KOSOVË

Të martën merr detyrën e komandantit I ri I KFOR-it gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş për ta pasuar italianin Angelo Ristuccia.

Ai do të udhëheq KFOR-in në një mandat njëvjecar  në kohën e tensioneve në veri të Kosovës.

Pas sulmit të Banjskës është marrë vendim për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. 200 ushtarë të ushtrisë britanike tashmë kanë arriitur në Kosovë si përforcim i KFOR-it.

Kështu ka bërë të ditur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në platformën “X”.

Edhe Rumania do të dërgojë 100 trupa shtesë.

Ardhja e turkut Ulutas në krye të KFOR-it nuk i ka pëlqyer fare Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se Turqia është një promovuesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të shtetit të Kosovës.

Madje ai e ka quajtur Turqinë furnizues kryesor të armatosjes së FSK-së dhe përkrahëse e madhe e transformimit të saj në ushtri. Edhe ish diplomatët serbë konsiderojnë se Serbisë “nuk i shkon fare për shtati” që një gjeneral turk të kryesojë me KFOR-in

Derisa mediat e huaja raportojnë për raporte të mira ekonomike Ankara Beograd si dhe përmendin raportet me Prishtinën dhe furnizimin nga Turqia me dronë Bajraktar.  

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve anëtare të NATO-spër sa i përket kontributit me personel.

Tensionet në veri kanë nisur që kur u dorëhoqën policët serb në veri për të kulmuar me 24 shtator, pas një sulm nga një grupi të armatosur rëndë ndaj njësiteve policore të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe tre pjesëtarë të këtij grupi.

Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share