ARIFI: ESKALIMIN E SITUATËS MUND TA NDALË VETËM KURTI
Tensionet në veri të Kosovës dhe paralajmërimi i Listës Serbe se do të dalin nga institucionet e Kosovës ka vënë në lëvvizje emisarin e BE-së ëpr dialogun Miroslav Lajcak i cili përveq Serbisë por nuk dihet nëse do të vizitoj edhe Kosovën.
Profesori i shkencave politike Dritëro Arifi eskalimin e situatës në veri mund ta ndal vetëm kryeministri Albin Kurti.
Dritëro Arifi – Profesor i Shkencave Politike
Ai duhet ta kuptojë, qëllimi dhe fokusi kryesor nuk duhet të jenë targat, targat janë cështje teknike dhe nuk duhet ti shëndrrojmë në cështje politike.
Thotë se tensionet në veri nuk janë në favor të Kosovës.
Dritëro Arifi – Profesor i Shkencave Politike
Cdo tension e prolongon dialogun dhe cdo shtyrje e dialogut normalisht i konvenon vetëm njërës palë, e ajo është Serbia. Sepse statusqoja i konvenon vetëm Serbisë që të fuqizohet dhe të shtojë argumente sa më shumë në favor të tyre.
Kërkon që qeveria e Kosovës më shumë të fokusohet në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.
Dritëro Arifi – Profesor i Shkencave Politike
Më mirë të tregohemi fleksibil me targa e të tregohemi më të zëshëm me cështjen finale sepse ajo do të na shpije që problemet teknike të zgjidhjen në marrëveshjen finale. Nëse fokusi ynë është vetëm te targat dështimi është i sigurtë.
Gjatë së shtunës Lista serbe ka ftuar në takim përfaqësuesit serb ku do tu propozoj që të largohen nga institucionet e Kosovës në veri pas suspendimit të drejtorit rajonal të policisë në veri nenad Gjuriq.
Gjuriq kishte refuzuar që të zbatoj urdhërin që në veri të shpërndahen fletëqortimet për targat ilegale serbe.
BE e SHBA kanë kërkuar shtyrjen e vendimit për targat por një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Kurti.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha