Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është përcjellë me tensione në mes të disa kryetarëve të komunave.
Në videon e publikuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.
Lidhur me incidentin ka bërë reagim kreu i Kamenicës, Kadri Rrahmiaj, duke pretenduar se në Kuvend u tentua t’i mohohet e drejta e VV-së për të pasur anëtar Bordi në AKK dhe mosanëtarësimi i Komunave Veriore të Kosovës në AKK.
Postimi i tij i plotë:
Asociacioni i Komunave të Kosovës nën degradim total
Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje edhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK-së.
Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si:
1. Mungesa e transparencës,
1. Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK,
2. Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së.