Kosovë: Shtohet presioni për themelimin e ”Zajednicës”

OJQ-të SERBE KËRKOJNË NGA QEVERIA E KOSOVËS TË ZBATOJNË MARRËVESHJEN E BRUKSELIT

Në kohën kur po afron një shtatori dhe pas arritjes së një marrëveshje për pranimin e dokumenteve nga Serbia po shtohet presioni për për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Janë përfaqësuesit e shoqërisë civile nga komuniteti serb në Kosovë të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, që kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedojë me themelimin e Asociacionit.

Çështja e targave sipas gazetarit Zekiria Shabani është vetëm shkas për ulur në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar për formën e re të Asociacionit.

ZEKERIA SHABANI- GAZETAR

Përfaqësuesin e Iniciativës Qytetare Milija Bisevac thotë se kërcënimet vijnë kryesisht nga politika duke e bërë përgjegjëse Listën Serbe derisa kritikon Prishtinën se nuk po e zbaton Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

MILIJA BISEVAC- INICIATIVA QYTETARE “ZUBIN POTOK”

Konsiderojmë se gjithcka duhet të kthehet në paqa, të zgjidhet me dialog me marrëveshje, për këtë jemi ne si Iniciativës qytetare. Tensionet, po i prodhojnë edhe Kurti edhe Vuçiqi, ekziston një propagandë prej Listës Serbe, e mbani në mend deklaratën e presidentit Vuciq kur thotë jemi në prag të luftës, për cfarë lufte po flasim?

Për dialogun kryeministri Albin Kurti e sheh të udhës që të bisedojë edhe me opozitën.

Për këtë cështje kryeministri Kurti ka ftuar liderët e opozitës për një takim të martën.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Mazllum Baraliu konsideron se opozita duhet ti përgjigjet pozitivisht ftesës.

MAZLLUM BARALIU- NJOHËS I CËSHTJEVE POLITIKE

Se duhet formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe por në bazë të Kushtetutës së Kosovës e ka kërkuar edhe i dërguari i SHBA-së për dialogun Gabriel Escobar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share