KOSOVË-SHQIPËRI: MË 24 QERSHOR MBLEDHJA E PËRBASHKËT E QEVERIVE
NGA 13 MARRËVESHJET E KALUARA, TETË TASHMË KANË DHËNË REZULTATE
24 qershori, është data kur do të mblidhen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë për një mbledhje të përbashkët.
Mbledhja e përbashkët kësaj radhe do të mbahet në Kosovë, konkretisht në Prishtinë.
Kosova tashmë është duke bërë të gjitha përgatitjet për këtë mbledhje.
PËRPARIM KRYEZIU- ZËDHËNËS I QEVERISË SË KOSOVËS
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit u kishte kërkuar ministrave përkatës që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 qershor.
Ende nuk është saktësuar numri i marrëveshjeve që pritet të nënkshruhen në këtë mbledhje.
Ndërsa nga 13 marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e fundit të dy qeverive 8 prej tyre tashmë kanë arritur rezultate.
PËRPARIM KRYEZIU- ZËDHËNËS I QEVERISË SË KOSOVËS
Në proces të zbatimit janë edhe 4 marrëveshje të tjera për të cilat po punohet në aspektin teknik të tyre lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit në Vërmicë dhe studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Durrës Prishtinë.
Mbledhja e fundit e përbashkët ndërmjet dy qeverive ishte mbajtur në Elbasan në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa mbledhja e parë ishte mbajtur në janar të vitit 2014.