Kosovë: Shpërthen zjarri në xhaminë e vjetër në Mamushë, digjet një pjesë e saj

Një zjarr i madh ka shpërthyer dje në Xhaminë e vjetër në Mamush.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Abdulhadi Krasniq.

Sipas Krasniqit arsyet e zjarrit janë ende të panjohura, ndërsa nuk raportohet për të lënduar

“Dashtë Zoti që sa më shpejt të rikthehet në një mënyrë më të bukur se më parë shërim të shpejt për të gjithë Mamushat tanë”, tha Krasniqi në një postim në Facebook, raporton Paparaci.

Tymi i zi i shkaktuar nga zjarri, i cili u konstatua se kishte shpërthyer në pjesën e foltores, ka mbuluar me të zezë muret e xhamisë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share